Seanca e LVV-së që sfidon kushtetutën

LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Konjufca prezanton kabinetin qeveritar

Mandatari për Kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca ka prezantuar kabinetin e tij qeverisës, me të cilin kërkon votën e deputetëve për të formuar qeverinë e re.

Lista e ministrave të propozuar janë këto:

Zv. kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Albin Kurti

Zv. kryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zv. kryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik – Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publik dhe Digjitalizimit – Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari-Lila

Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejshall

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Krejt çfarë ndodhi në seancën e jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të mërkurën paradite, një nga dy seancat e planifikuara, nisi me vonesë dhe me mungesë të konsiderueshme të deputetëve.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë dhe disa deputetë nga pakicat joserbe. Partitë e tjera të mëdha shqiptare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate – bojkotuan seancën siç kishin paralajmëruar, duke e konsideruar atë “të paligjshme dhe jokushtetuese”.

Në këtë seancë parashikohej të votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti vjetor i shtetit për vitin 2026, buxheti për tri komuna dhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Kurti paralajmëroi se nëse marrëveshjet ndërkombëtare nuk miratohen sot, Kosova do të humbasë 200 milionë euro. Ai dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i bënë thirrje partive politike të marrin pjesë në seancë për të kaluar projektligjet.

Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, ndërsa mbetet të shihet nëse këto projektligje do të miratohen më vonë gjatë ditës.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Haradinaj: LVV e kanë dëmtuar Kosovën financiarisht, institucionalisht dhe në raport me aleatët”

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për shkaktimin e dëmeve të mëdha ndaj interesave shtetërore të Kosovës. Ai tha se mbi 613 milionë euro fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) janë pezulluar për shkak të masave të BE-së, të cilat janë rezultat i veprimeve të ekzekutivit.

Haradinaj ka deklaruar se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë rënë në pikën më të ulët”, ndërsa ka akuzuar qeverinë për veprime jashtëligjore, uzurpim të institucioneve dhe shkelje të rendit kushtetues.

Sipas tij, pikërisht ata që kanë shkaktuar dëmin, tani po bëjnë thirrje të mblidhen deputetët për të votuar buxhetin dhe marrëveshjet, të cilat ai i cilësoi “në kundërshtim me rendin kushtetues” dhe të maskuara si interes shtetëror.

“Ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe Kushtetutës nga vetë bartësit e institucioneve? Ku ka interes më madhor sesa mirëmbajtja dhe forcimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?”, ka shkruar ai, duke shtuar se qeveria “e ka bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa shtetin e ka kthyer në lodër”.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Basha ndërpret diskutimet, por seanca parlamentare mbetet e hapur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ndërprerë diskutimet parlamentare të seancës së jashtëzakonshme, por tha se seanca mbetet e hapur me arsyetimin se mund të ketë ndryshim të qëndrimeve.

“Ju bëjë thirrje gjithë subjekteve politike, deputetëve të Kuvendit që t’i bashkëngjiten deputetëve të tjerë që të mblidhemi dhe të tejkalojmë këto ligje që kanë rëndësi jetike”.